3 të arrestuar për trafik droge
Pëlqej
Policia e Kosovës ka arrestuar tri persona nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Dy nga të arrestuarit janë shtetas kosovarë e një nga Shqipëria. Sipas forcave të rendit, operacioni është zhvilluar në dy vende të ndryshme, në fshatin Polac të Skenderajt dhe në qytetin e Mitrovicës.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mbi 2 kg marihuanë, tri revole të ndryshme, një armë e gjatë të llojit Magnum, 5040">5040 fishekë.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar një shtëpi pronë e njërit prej të dyshuarve, janë konfiskuar edhe një kamion e një autoveture./albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori