3 muaj burg për të moshuarën që vrau fëmijën shqiptar
Pak ditë pas vrasjes së 7 vjeçarit në Bazel, ku një grua e moshuar me probleme mendore Ilijas Mahmutin, e preu me thikë në fyt, Bazeli vazhdon të mbetet i tronditur nga ngjarja.

Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill, ka bërë të ditur se gruaja është tani në paraburgim, ndërkaq, masa e cila iu është caktuar është tre muaj, por, mund të ndryshohet nëse ka kërkesë. 75-vjeçares gjithashtu po iu bëhet vlerësimi psikiatrik.

Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja lajmëroi policinë, ndërkaq, zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rasti në detaje, duke konfirmuar vetëm se ajo kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi që kreu sulmin.

Psikiatri i gjykatës, Josef Sacsh, nuk ka treguar se a e bëri gruaja këtë krim vetëm për t’u bërë e famshme, duke thënë se kjo momentalisht mund të mbetet vetëm një spekulim. Por, për të megjithatë ka edhe dy shpjegime të mundshme, ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht, shkruan insajderi.

E dyshuara dyshohet se kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.

Gruaja momentalisht është në ekzaminime psikiatrie, ndërkaq, ende nuk dihet se nga cila sëmunje mendore vuan.

Dyshimet se a mund të ishte parandaluar sulmi ende nuk janë zbuluar. Ndryshe, të shtunën në Bazel u mbajt edhe një marsh ku morrën pjesë qindra njerëz që dënuan aktin makabër.

Lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha të shtunën, në varrezat e qytetit në Gjilan.
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori