276 138 gëzhoja! Portreti i heroit Agim Ramadani vendoset në Gjilan (FOTO LAJM)

Me 276 mijë e 138 gëzhoja plumbash është ndërtuar portreti i komandant “Katanës”, Agim Ramadanit.

Mozaiku i ndërtuar nga një i ri Besart Gashi, është vendosur në Qendër të Gjilanit në ditën e lindjes së Agim Ramadanit. Shumë qytetarë u mblodhën për të parë nga afër zbulimin e këtij punimi të heroit kombëtar “Katana”.

Ideatori dhe sponsorizuesi i këtij monumenti, Muhamet Ajrullahu, tha se ndihet i lumtur që qytetarët e Gjilanit tani çdo ditë do të zgjohen me portretin e heroit të tyre, Agim Ramadanit.
Shtuar më 02/05/2019, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori