E FUNDIT/ Kërcënimet e opozitës, Zoran Zaev takon Ali Ahmetin në Kuvend

Konfliktet e fundit në Maqedoninë e Veriut, kanë sjellë një situatë të përshkallëzuar ditët e fundit, ku opozita, e saktësisht VMRO-DPMNE ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë në fuqi.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut momentalisht po mbahet një takim mes kryeministrit Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, raporton TV21.

Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare./albeu.com/