2,5 vjet burgim për Bajrush Xhemajlin
Pëlqej
Bajrush Xhemajli
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, është shpallur fajtor për aksidentin e 21 majit të vitit 2009, me ç'rast kishte humbur jetën një person, ndërsa ishin lënduar disa të tjerë.

Xhemajli, siç raporton Express, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim. Atij gjithashtu i ndalohet për tre vjet të vozisë automjet.

Por ai nuk është ndaluar në burg, derisa të shqyrtohen ankesat e palëve dhe vendimi të bëhet përfundimtar.

Mexhit Syla, avokat mbrojtës, ka paralajmëruar se do të bëjnë ankesë kundër këtij vendimi.

Xhemajli pësoi një aksident në hyrje të Prishtinës më 21 maj të viti të kaluar, me ç’rast humbi jetën 21-vjeçari Labinot Rrustemi, nga fshati Banullë e Lipjanit. Lëndime të rënda kishin marrë Ilir Haziri dhe tre anëtarë të familjes Bytyçi, nga Magura e kësaj komune.

I lënduar kishte mbetur edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli.
Shtuar më 26/11/2010, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori