Edhe viti 2013 ka nisur me
blerjen e
veturave të reja në institucionet e Kosovës. Kështu,
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka blerë të tilla për këtë vit, ndërsa institucione të tjera presin t,i blejnë ato në ditët në vijim.
Siç shkruan Tribuna,
Ministria e Mjedisit, me në krye Dardan Gashin ka vendosur të shpenzojë plot 240 mijë
euro, vetëm që punonjësit e tyre të jenë komod në punë dhe në vozitje.
Tenderin për këtë punë MMPH-ja e ka ndarë në tri lote. Në këtë ministri nuk kanë pranuar të japin detaje për
blerjen e këtyre
veturave. Kurse, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe njohës të ekonomisë shpenzimet për
blerjen e tyre i shohin të paarsyeshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013,
ora 10:36