Kim Kardashian-in e quan ende “Mbretëresha Ime”, por ky veprim i Kanye West për ish-vjehrrën habiti rrjetin

Jua kemi thënë edhe më parë që Instagram-i i Kanye West është një nga vendet më interesantë dhe të cuditshëm në rrjetet sociale, me reperin që poston ose jep deklarata shpesh të papritura apo që askujt nuk ja merr mendja, si për jetën personale ashtu edhe për punët që bën.

Së fundmi artisti i “Donda” ka vënë si foto profili në Instagram, mamanë e Kim Kardashian, Kris Jenner. Me këtë “lëvizje” duket se ai vazhdon tentativat për ribashkim me ish-bashkëshorten e tij ose të paktën, përpiqet që t’i tërheqë vëmendjen.

Gjithsesi, arsyeja sipas tij përse e ka vënë këtë foto profili është

“E postova Kris me mendime të paqes dhe respektit. Le ta ndryshojmë narrativën.”