224 ‘yjet’ më të paguar në Qeveri
Qeveria e Kosovës po tregohet bujare me punonjësit e vet. 224 prej tyre vlerësohen si kuadro shumë të nevojshëm dhe të cilët ka rrezik të ikin në ndonjë organizatë tjetër. Për këtë atë janë futur në listat e kuadrove deficitare dhe marrin paga ekstra.

Mirëpo, nëse do të respektoheshin rregullat që i ka vënë vet Qeveria e Kosovës me vendim të kryeministrit Hashim Thaçi për themelimin e fondit të kuadrove deficitare, atëherë shumica e zyrtarëve që aktualisht janë në listën e përfituesve nga ky fond do të duhej të hiqnin dorë nga paga ekstra që e marrin nga buxheti i Kosovës, shkaruan Tribuna.

Sipas rregullores 14/2012 për funksionimin e Fondit për Kuadro për të marrë pagë ekstra, një shërbyes civilë i cilësuar si kuadro deficitarë duhet të ketë aftësi dhe shkathtësi të veçanta në fushën ku ai punon, duhet të jetë i shkolluar jashtë vendit dhe duhet të përbëjë “rrezik” që mund ta thërrasin në punë organizatat e huaja apo institucionet private. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2013, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori