21 kosovare, viktima të trafikimit
Gjatë periudhës 1 janar deri 20 maj të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar 26 viktimatrafikimit, nga të cilat 21 janë shqiptare nga Kosova, 1 serbe dhe 4 shqiptare nga Shqipëria.

Sa i takon periudhës janar- qershor të vitit 2012, janë arrestuar 135 persona.

Trafikimi me qenie njerëzore mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballet vendi.

Brahim Sadriu, zëdhënës i PK-së thotë se bashkëpunojnë edhe me inspektorët komunalë ose qëndrorë gjatë kontrollit të lokaleve, ku thuhet se kryhet aktivitet i paligjshëm. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori