208 të vdekur nga koronavirusi brenda muajit në Kosovë
Që nga muaji mars kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më sot kanë vdekur 256 persona nga ky virus.

Në periudhën e fundit në Kosovë është regjistruar një numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri, si dhe një numër në rritje i vdekjeve si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Korriku ka qenë muaji më vdekjeprurës në Kosovë për të infektuarit me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Prej raportimit të rasteve të para më 13 mars, Kosova ka mbi 9 mijë persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre 256 kanë vdekur.

Vlen të theksohet se sipas të dhënave të IKSHPK-së, më 30 korrik ka qenë numri më i madh i vdekjeve në Kosovë, ku kishin vdekur 16 persona.
Shtuar më 03/08/2020, ora 23:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori