Messi prek ëndrrën, Kupa e Botës është e tij (VIDEO)

Lionel Messi është kampion bote.

Numri 10 ka fituar për herë të parë në karrierën e tij Kupën e Botës 2022 teksa Argjentina ka mposhtur me penallti 4-2 Francën në një finale të pabesueshme.

Ky është trofeu i 3 kampion bote për Argjentinën dhe i pari për Messin.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes 90 minutat përfunduan 2-2 ndërsa në shtesa u ekipet realizuan nga 1 gol secila. /G.D albeu.com/