20 vite nga Beteja e Jeshkovës, ranë 21 dëshmorë
Sot bëhen 20 vite nga Beteja e Jeshkovës si dhe rënies së 21 dëshmorëve të Kombit.

Me këtë rast tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit bëhen homazhe me fillim nga ora 10:00.

Homazhe do të bëhen edhe tek varrezat e dëshmorëve në Jeshkovë, duke nisur nga ora 11:00.

Kurse nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për nder të 20 vjetori të kësaj beteje, organizohet akademi përkujtimore tek Shtëpia e Kulturës ‘Xhemajl Berisha’ në Prizren, duke nisur nga ora 12:00.


Shtuar më 11/03/2019, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori