2 viktima dhe 43 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në 24 orët e fundit u realizuan 589 testime, prej të cilëve rezultuan pozitiv 43 persona.

Ndërkohë 2 pacientë humbën jetën.

Sipas autoriteteve 123 persona janë shëruar nga koronavirusi.

Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Kamenicë, Lipjan dhe Vushtrri. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2020, ora 15:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori