2 Ton lanson këngën "Veç me ty", me vajzën që i shprehi dashurinë publikisht (VIDEO)
Gjatë ditës së premte në rrjet kanë qarkulluar lajme të shumta për repetin 2 Ton.

Kjo ka ndodhur për shkak të një imazhi të publikuar nga reperi, në të cilin shihej një vajzë zeshkane.

“Unë të dua ashtu siç je”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit ku shihej bukuroshja.

Sidoqoftë, në një tjetër postim ai ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e tij më te, që titullohet “Veç me ty”.

Për instrumentalin e projektit është përkujdesur producenti Nego, kurse për tekstin dhe vijën melodike ka punuar vetë artisti.

Ndërkaq, në pjesën vizuale paraqitej protagoniste së cilës i shprehu ‘dashurinë’ publikisht.

Nuk i dihet ende nëse vajza është me të vërtetë e dashura e tij, apo thjesht modelja e xhirimeve të klipi.

Shtuar më 25/09/2020, ora 23:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori