2 të plagosur në Obiliq
Dy persona janë plagosur aksidentalisht nga një tjetër në fshatin Shipitull të Obiliqit.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 13:00.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa viktimat e plagosura janë dërguar fillimisht në spital ku kanë marrë ndihmën e parë.

Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 16 fishekë.

I dyshuari, pas marrjes në pyetje është dërguar në qelitë e paraburgimit. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori