19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, pa gjeneral Haradinajn
Në qytetin e Deçanit u shënua 19-vjetori">19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit. Pikërisht në këtë zonë u shënua fillimi i luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, tha se sot kur po kujtojmë dëshmorët e Dukagjinit dhe të tjerët, askush nuk e kishte menduar mungesën e gjeneral Ramush Haradinajt i cili po vazhdon të qëndrojë i ndaluar në Francë padrejtësisht.

Kryetari i OVL së UÇK-së , Avdyl Mushkolaj, tha se është familja Haradinaj që 19 vjet më parë shënoi historinë e re.

Duke kujtuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe familjet e dëshmorëve, kërkoi lirimin e Haradinajt nga Franca, ngase sipas tij, vlerat e UÇK-së ishin të pastra.

Epopeja e UÇK që u mbajt në sheshin e Deçanit ku morën pjesë shumë qytetarë nga Dukagjini dhe mbarë vendi. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori