18 vjetori i sulmit ndaj familjes Jashari
Sot shënohet 18 vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz. Më 22 janar 1998">1998 në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.

Atë natë komandanti Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, por rezistencë ndaj sulmit të forcave serbe kishte bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998">1998, ku pas një lufte që zgjati tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë këtu edhe komandantin, Adem Jashari, të atin e tij, Shabanin dhe vëllain Hamzën. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2016, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori