17 vjet nga Lëvizja Studentore kundër Serbisë
Sot bëhen 17 vjet që kur u krijua "Lëvizja Studentore e vitit 1997", e drejtuar nga Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Driton Lajçi dhe Albin Kurti.

Këta studentë u mbështetën edhe nga rektori i atëhershëm i UP-së, Ejup Statovci.

Protestat e studenteve të vitit '97-të ishin si një kundër-përgjigje ndaj regjimit të egër serb.

Disa nga protagonistët e kësaj lëvizje kanë thënë se ajo ka qenë partnere e shtabit të UÇK-së.

Sipas tyre, Lëvizja Studentore ka qenë e para nismë që do ta sensibilizonte popullin shqiptar, se UÇK-ja po formohet për lirinë e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori