17 vjet nga çlirimi i Gjakovës
Dita e 14 Qershorit shënon një ditë shumë të rëndësishme për Komunën e Gjakovës, si një nga zonat më të prekura nga lufta e fundit në Kosovë.

Është ditë kur shënohet Çlirimi i Gjakovës, ku zakonisht organizohen manifestime të ndryshme për shënimin e kësaj dite. Edhe këtë vit janë paraparë aktivitete të ndryshme për nder të kësaj dite, të cilat do të fillojnë me homazhet tek varrezat e dëshmorëve, për t’u përmbyllur me një koncert, i cili do të mbahet në mbrëmje.

Lufta e dëmtoi Gjakovën shumë: e djegu, e rrënoi dhe e shkatërroi gati tërësisht. Por, dëmin më të madh, kjo luftë Gjakovës ia shkaktoi në aspektin emocional, për shkak të numrit të madh të njerëzve të vrarë nga kjo anë. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori