17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Pejë
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. 39 prej tyre janë me oksigjeno terapi, ndërsa 17 pacientë në gjendje të rëndë.

Kështu kanë njoftuar nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.

Kurse, nga personeli i spitalit janë infektuar me COVID-19, 5 mjek, 17 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 17 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Shtuar më 14/08/2020, ora 09:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori