Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
17 familje bëhen me banesa, premtohen 400 gjatë këtij viti
Jemi në prag të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë aë Kosovës, dhe shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit” në një ceremoni kanë dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, shkruan Albeu.com

Themeluesi I kësaj shoqate që tashmë është I njohur për të gjithë Halil Kastrati ka falenderuar të gjithë donatorët që bënë të mundur të arrihet ky rezultat për familjet në nevojë.

Ai gjithashtu ka thënë se qëllimi I tij I vetëm është të arrijë t’i ndihmojë deri te dera e fundit nevojtarin.

Në dekleratën ai u shpreh: ““Po ndërtohen katërqind shtëpi, që kjo është e para dhe e dyta po ndërtohet një shtëpi e pleqve, ku kapaciteti i saj është 508 persona. Dhe atë duke falënderuar kryetarin e Suharekës që na ka dhënë parcelën dhe objektin i cili duhet të shtihen 1.5 milion euro për t’ia shti çelësin atij objekti… Qëllimi i vetëm ynë dhe e kam lutur Zotin që mos ma merr shpirtin për derisa të arrijmë te dera e fundit e nevojtarit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë kryetarë komunash, deputetë, dhe ministra. /albeu.com/

Shtuar më 16/02/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori