Sulmon verbalisht tifozët e Leicester por tifozi i Romës e pëson keq fare (VIDEO)

Romë, 5 maj 2022. Një banor që mesa duket është edhe tifoz i thekur i Romës nuk dëshiron të shikojë tifozë të Leicester në rrugët e qytetit aq sa e pëson edhe vetë.

Në një nga rrugët kryesore, teksa po udhëtonte me motorrin e tij, tifozi vuri re disa mbështetës të skuadrës angleze në autobus dhe me fjalë fyese i sulmoi verbalisht teksa po udhëtonte me mjetin e tij, por shikoni në video se çfarë ndodhi më pas.