166 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 166 raste të reja me Covid-19, dy viktima dhe 55 të shëruar.

Njoftohet se brenda një dite, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Ndërsa, rastet fatale kanë ndodhur një në Klinikën Infektive dhe një rast në Spitalin Pejës.

Numri total i rasteve pozitive është 17,757 raste dhe 661 janë rastet fatale kurse numri total i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.062.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Shtuar më 24/10/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori