Një zënkë mes dy nxënësve bëri që njëri të përfundojë në spital e tjetri në polici.
Një 16-vjeçar, nxënës i
shkollës “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, e ka
therur me thikë
bashkëmoshataren e tij në afërsi të
shkollës. Nxënësja e
therur është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK,
ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, transmeton Albeu.com.
Mësohet se incidenti ka ardhur si pasojë e një zënke mes dyshes,
ndërsa rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017,
ora 17:23