Tottenham triumfon me “poker” (VIDEO)

Në kampionatin e Anglisë janë luajtur ndeshjet e javës së parë.

Tottenhami pranoi shpejt një gol në shtëpi ndaj Southampton, por megjithatë ktheu rrjedhën e ndeshjes dhe përfundimisht fitoi 4-1.

Për Spurs shënoi Ryan Sessegnon, Eric Dier dhe Dejan Kuluszewski, gjithashtu kishte një autogol.

Në ndeshjet e tjera Leeds mposhti 2-1 Wolverhampton, Newcastle-Nottingham Forest 2-0, Burnemouth-Aston Villa 2-0. /albeu.com/


Shtuar 6.08.2022 18:15