Presidenti Ilir
Meta ka kujtuar sot presidentin historik të Kosovës,
Ibrahim Rugovën, me rastin e 15-vjetorit të vdekjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale,
Meta shkruan se angazhimi i tij jetësor për zgjimin kombëtar,
vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen mbeten shembuj të patundur frymëzimi.
“
Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA
Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar,
vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare.
Ëndrra e Presidentit
Rugova vazhdon!”, shkruan
Meta.
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006. Sot në Kosovë në përvjetorin e 15-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja
Rugova, ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 09:14