15 vjet nga themelimi i TMK-së
Pëlqej
Sot mbushen 15-vjet nga themelimi i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, TMK.

Kjo njësi ushtarake u formua më 19 shtator 1999.

Pas Marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Drejtuesi i parë i TMK-së ka qenë Agim Çeku, i cili sot është ministër i FSK-së.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte vetëm disa detyra të tilla si të kujdeset për tërmete, fatkeqësi katastrofa të vogla etj. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori