117 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në
Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 97 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
E gjatë 24
orëve të fundit në
Spitalin e Pejës tre pacientë janë shëruar nga COVID-19.
“Aktualisht po trajtohen 117 pacientë me
Covid-19. Sa i përket gjendjes së
pacientëve: 97 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 3 pacientë janë shëruar nga
Covid-19 gjatë 24
orëve të fundit”
Gjatë 24
orëve të fundit në
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 09:13