Zhduket në mënyrë misterioze 2 vjeçari, familjarët apel për ndihmë

Vogëlushi që shihni në foto është Tian Krasniqi, vetëm dy vjeç e gjysmë nga Tërpeza e Malishevës, dhe ka humbur që nga pasditja e djeshme.

Familjarët me anë të disa postimeve në Facebook, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkime dhe për gjetjen e tij.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.

Postimi i plotë i familjarëve:

Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës.
Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë. Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë. Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.


Shtuar 22.08.2020 07:54