1.5 milion euro nga xhepi i qytetarëve për rezidencën e presidentit
Qeveria e Kosovës që nga vitit i kaluar i ka ndarë 500 mijë euro për ndërtimin e një rezidence të re për Presidentin e vendit.

Këto mjete nuk janë shfrytëzuar gjatë këtij viti, andaj janë bartur për 2019 dhe janë paraparë që të shpenzohen vitin e ardhshëm.

Në 2020 janë paraparë poashtu të ndahen edhe 500 mijë euro tjera. Ndërsa edhe në 2021 janë paraparë 500 mijë euro tjera.

Në total sipas projekt buxhetit të këtij vitit ndërtimi i rezidencës presidenciale të Kosovës kap shifrën 1.5 milionë euro.

Ndërsa me buxhetin e 2018, planifikimet kishin qenë ndryshe.


Shtuar më 19/11/2018, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori