Kosova vijion të regjistrojë shifra të larta infektimesh dhe jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra, prej të cilëve rezultojnë 560
raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14
raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6
raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2
raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2
raste (76, 60 vjeç), Pejë 2
raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1
rast (56 vjeç), Istog 1
rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve
pozitive është 42.377
raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087
raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821
raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469.
Rastet
pozitive janë nga komuna Prishtinë 198
raste, Gjilan 54
raste, Mitrovicë 46
raste, Ferizaj 32
raste, Fushë-Kosovë 28
raste, Lipjan 23
raste, Podujevë 21
raste, Drenas 18
raste, Prizren 18
raste, Pejë 17
raste, Gjakovë 15
raste, Kamenicë 13
raste, Viti 11
raste, Vushtrri 11
raste, Obiliq 9
raste, Malishevë 7
raste, Suharekë 7
raste, Istog 5
raste, Klinë 5
raste, Rahovec 5
raste, Shtime 4
raste, Skenderaj 4
raste, Deçan 3
raste, Kaçanik 3
raste, Dragash 1
rast, Kllokot 1
rast, Zubin-Potok 1
rast.
Shtuar më 05/12/2020,
ora 15:09