14 ferma në Zvicër kërkojnë punëtorë, nxitoni ta kapni vendin e punës
Një nga vendet që është në krizë për punëtorë është Zvicra, ku qeveria dhe sindikata e fermerëve kanë ndërmarrë fushata për të rregulluar tregun e punës dhe riintegrimin e refugjatëve.

Janë rreth 14 ferma që kërkojnë refugjatë për një vend pune të përkohshme, për të cilën do të paguhen 3200 franga në muaj.

Kanë qenë vetëm 6 ferma që kanë mundur të gjejnë punëtorë, ndërsa pjesa tjetër e anuluan ofertën e tyre. Kjo për faktin se nuk gjetën refugjatë.

Ky projekt ka ende kohë deri në 2018 ndërsa në njoftimin e tij Sekretariati Federal për Migracion bën me dije se kjo do t’i ndihmojë azilkërkuesit dhe refugjatët që të integrohen më mirë dhe të mësojnë një nga katër gjuhët e vendit.


Shtuar më 13/09/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori