13 vjet nga beteja e Koshares
Sot shënohet njëra nga ditët më domethënëse të luftës çlirimtare të Kosovës, dita kur para 13 vjetësh në Koshare u shemb kufiri që ndante shqiptarët.

Në akademinë përkujtimore që u mbajt sot, kanë marrë pjesë ish-luftëtarë, familjarë të dëshmorëve e përfaqaësues të institucioneve të Kosovës.

Zv.kryeministri, Hajredin Kuçi, në akademinë përkujtimore, ka theksuar se Beteja e Koshares ka dy simbolika: prishjen e kufirit ndërshqiptarë dhe vendosjen e tij ku është dashur të jetë para 100 vjetësh.

Beteja e Koshares e ka simbolikën e unitetit politik dhe kombëtar. Në këtë betejë luftuan djem dhe vajza anekënd Kosovës dhe anekënd trojeve shqiptare, që tregon se kjo luftë ka pasur një ideologji, lirinë, pavarësinë dhe forcimin e shqiptarëve”, tha Kuçi, raporton Express.

Në këtë betejë ranë 116 dëshmorë, mes të cilëve edhe heronjtë, Sali Çeku e Agim Ramadani. Manifestimi ”Ditët e Shqipes” është duke u organizuar në mbikëqyrjen e kryeministrit Hashim Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2012, ora 17:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori