Zjarri “përpin” katin e pestë të një pallati në Tiranë

Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Përmetit”, në kryeqytet.

Fatmirësisht nga zjarri i rënë në katin e pestë, ka vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.

“Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 18:56