13 deputetë të Vetëvendosjes braktisin Albin Kurtin
Disa prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje , pritet që së shpejti të dorëzojnë kërkesën e tyre për krijimin e një grupi të ri parlamentar brenda Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka thënë një burim shumë i afërt me deputetët të cilët pritet ta formojnë këtë grupin e ri parlamentar.

Sipas këtij burimi në grupin e ri parlamentar do të dalin 13 deputetë të cilët aktualisht janë ende në grupin parlamentar të LVV-së.

Grupi i deputetëve që ka dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre brenda Lëvizjes Vetëvendosje, sot do të dorëzojë kërkesë për krijimin e një Grupi të ri Parlamentar i cili do të përbëhet nga 13 anëtarë”, ka thënë ky burim.


Shtuar më 08/03/2018, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori