DESHMITE / Si i urdhëroi Millosheviçi vartësit e tij të fshihnin krimet në Kosovë (FOTO LAJM)
Që nga viti 2001 deri më sot në territorin e Republikës së Serbisë janë gjetur varreza
masive në katër vende me trupat e pajetë të 941
shqiptarëve të
Kosovës.
Në një dosje të
Fondit për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, janë vrarë në Kosovë në vitin 1999 dhe bëhet fjalë kryesisht për civilë të ekzekutuar jashtë
luftës.
Fondi për të Drejtën Humanitare në këtë dosje të prezantuar të martën në Beograd numëron emrat e 110 zyrtarëve serbë, të cilët dyshohet se nga marsi deri në qershor 1999 ishin të përfshirë në zhdukjen e dëshmive për krime të
luftës në Kosovë.
Fondi thekson se Slobodan Millosheviçi i dha urdhër ministrit të atëhershëm të policisë Vlajko Stojilkoviçit për të zhdukur gjurmët e krimeve me qëllim që fajtorët të shpëtonin nga ndjekja penale.
Në fshehjen e kufomave të 940
shqiptarëve në katër varreza
masive kanë marrë pjesë krerët e atëhershëm shtetërorë, policorë, ushtarakë, pjesëtarët e mbrojtjes territoriale dhe punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, nënvizohet në dosje.
Sipas
Fondit dosja më e re për krimet në Kosovë dhe fshehjen e kufomave të
shqiptarëve është përpiluar në bazë të dokumentacionit nga Tribunali i Hagës, Gjykatës vendore mbi krimet e
luftës dhe nga burime të tjera.
Zyrtarë të
Fondit thanë se kanë arritur të zbulojnë pjesën më të madhe të skemës së fshehjes së kufomave, por "sekretin e plotë" mund ta zbulojë shteti.
Në bazë të hulumtimit të
Fondit nga lista me 110 zyrtarë që kanë marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve të krimeve ka edhe persona që janë aktivë në jetën publike, ndërsa shumica e të dyshuarve për krime kalojnë ditë të qeta në pension.
"Deri më sot në Serbi askush nuk ka dhënë përgjegjësi për operacionin e gjerë të fshehjes së trupave të
shqiptarëve të
Kosovës në varreza
masive", njofton Fondi për të Drejtën Humanitare.
Në varrezat
masive të Batajnicës, Petrovo Selos, afër liqenit Peruçac dhe në varrezën
masive Rudnica nuk ekziston asnjë shenjë që tregon se aty janë gjetur qindra kufoma të grave, fëmijëve dhe burrave civilë të vrarë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017,
ora 16:12