DESHMITE / Si i urdhëroi Millosheviçi vartësit e tij të fshihnin krimet në Kosovë (FOTO LAJM)

Që nga viti 2001 deri më sot në territorin e Republikës së Serbisë janë gjetur varreza masive në katër vende me trupat e pajetë të 941 shqiptarëveKosovës.

Në një dosje të Fondit për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, janë vrarë në Kosovë në vitin 1999 dhe bëhet fjalë kryesisht për civilë të ekzekutuar jashtë luftës.

Fondi për të Drejtën Humanitare në këtë dosje të prezantuar të martën në Beograd numëron emrat e 110 zyrtarëve serbë, të cilët dyshohet se nga marsi deri në qershor 1999 ishin të përfshirë në zhdukjen e dëshmive për krime të luftës në Kosovë.

Fondi thekson se Slobodan Millosheviçi i dha urdhër ministrit të atëhershëm të policisë Vlajko Stojilkoviçit për të zhdukur gjurmët e krimeve me qëllim që fajtorët të shpëtonin nga ndjekja penale.

Në fshehjen e kufomave të 940 shqiptarëve në katër varreza masive kanë marrë pjesë krerët e atëhershëm shtetërorë, policorë, ushtarakë, pjesëtarët e mbrojtjes territoriale dhe punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, nënvizohet në dosje.

Sipas Fondit dosja më e re për krimet në Kosovë dhe fshehjen e kufomave të shqiptarëve është përpiluar në bazë të dokumentacionit nga Tribunali i Hagës, Gjykatës vendore mbi krimet e luftës dhe nga burime të tjera.

Zyrtarë të Fondit thanë se kanë arritur të zbulojnë pjesën më të madhe të skemës së fshehjes së kufomave, por "sekretin e plotë" mund ta zbulojë shteti.

Në bazë të hulumtimit të Fondit nga lista me 110 zyrtarë që kanë marrë pjesë në fshehjen e gjurmëve të krimeve ka edhe persona që janë aktivë në jetën publike, ndërsa shumica e të dyshuarve për krime kalojnë ditë të qeta në pension.

"Deri më sot në Serbi askush nuk ka dhënë përgjegjësi për operacionin e gjerë të fshehjes së trupave të shqiptarëveKosovës në varreza masive", njofton Fondi për të Drejtën Humanitare.

Në varrezat masive të Batajnicës, Petrovo Selos, afër liqenit Peruçac dhe në varrezën masive Rudnica nuk ekziston asnjë shenjë që tregon se aty janë gjetur qindra kufoma të grave, fëmijëve dhe burrave civilë të vrarë në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori