EMRAT/ Man United synon 4 yje gjatë verës

Manchester United po punon për të afruar 4 blerje gjatë verës.

Sipas Daily Mail, United po mban një interes të madh në nënshkrimin e anglezit Kieran Trippier nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi i djathtë i Anglisë gjithashtu ka interes edhe nga Everton. Ai ka edhe dy vjet kontratë, por Atletico është e hapur për oferta dhe Unitedi e sheh atë si konkurrencë për Aaron Wan Bissaka.

Unitedi është gjithashtu duke punuar në një marrëveshje për mbrojtën e Real Madridit, Raphael Varane dhe sulmuesin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, por fondet janë të kufizuara.

Ata thuhet se do të nënshkruajnë me portierin Tom Heaton në një transferim të lirë nga Aston Villa në fund të këtij muaji. /albeu.com/


Shtuar 3.06.2021 12:31