10 vjetori i Pavarësisë sjell në Kosovë Presidentin e Sllovenisë
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të zhvillojë në një vizitë zyrtare në Kosovë të hënë dhe të martën për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë së vendit.

Agjencia sllovene e lajmeve STA thotë se Pahor do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës ndërsa si temë diskutimi do të jetë perspektiva e Kosovës në BE, sikurse edhe çështje të rëndësishme në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Presidenti slloven do të vizitojë edhe trupat sllovene që janë të vendosura në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Kjo nuk është vizita e parë zyrtare e Pahorit në Kosovë. Ai ka qenë edhe më 2013 kur është pritur me nderime shtetërore nga atëherë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Edhe më 2008, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Pahor kishte vizituar trupat sllovene ushtarake në Kosovë, atë kohë si kryeministër i Sllovenisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 18:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori