10 vjetori i Kuvendit, Presidentja uron Jakup Krasniqin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar kryeparlamentarin Jakup Krasniqi me rastin e dhjetëvjetorit të nisjes së punës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ky legjislativi si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve në zhvillimin e vendit dhe rrugën e integrimit euroatlantik.

“Ju përgëzoj për këtë jubile të rëndësishëm të parlamentarizmit në shtetin tonë, me përkrahjen time që Kuvendi i Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë përfaqësues i popullit, të shprehë interesat e të gjithë qytetarëve në zhvillimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe në rrugën e integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës”, thuhet në urim.

Jahjaga ka thënë se Kuvendi i Kosovës është institucioni kryesor i ndërtimit dhe i harmonizimit të politikave dhe puna e tij në kontrollin demokratik të qeverisjes është shumë domethënës në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë.

Ndryshe, me rastin e dhjetëvjetorit të punës së Kuvendit nesër mbahet seancë solemne, ku deputetëve do t’iu drejtohet me një fjalë rasti kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Shtuar më 09/12/2011, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori