10 viktima dhe mbi 700 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në 24 orët e fundit 10 persona kanë vdekur dhe janë konfirmuar 707 raste të reja nga 1,831 persona të testuar.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Dragash 1 rast, Istog 1 rast, Klinë 1 rast, Podujevë 1 rast, Shtime 1 rast, Vushtrri 1 rast”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 34,295 raste nga 131,186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21,043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,338.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, njofton IKSHPK.
Shtuar më 22/11/2020, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori