E FUNDIT/ Fluturojnë infektimet COVID-19 në Shqipëri, kaq raste u shënuan sot
10 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur 237 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 500 dhe janë shëruar më shumë se 4500 pacientë raporton Express.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.
Shtuar më 01/08/2020, ora 15:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori