10 milionerët e Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Nga 35 mijë biznese private aktive në Kosovë, dhjetë për qind e tyre vlerësohet të kenë pasuri prej disa milionave eurosh. Njerëzit më të pasur të këtij vendi, sipas biznesmenëve kosovarë, është shumë vështirë të identifikohen. Për ta më shumë flitet, se sa ka të dhëna konkrete. Në një prej gazetave prestigjioze në Kosovë janë nxjerrë disa të dhëna bazuar në bisedat që janë zhvilluar në mënyra individuale me këtë kastë shoqërore. Vetë biznesmenët kanë folur për njëri-tjetrin, duke provuar në mënyrë të lirë të shpallin më të pasurin e Kosovës. Dhe, ja tek vjen renditja…

1. Behgjet Pacolli – “Mabetex” (Mbi 400 milion euro)
2. Ekrem Lluka – “Dukagjini”
3. Ramiz Kelmendi – “Elkos” (Rreth 100 milion euro)
4. Vëllezërit Devolli – “Devolli
5. Remzi Ejupi – “Eurokoha”
6. Vëllezërit Kuqi – “Benaf”
7. Hetem Ramadani – “Salbatring” (Rreth 90 milion euro)
8. Nebih Zariqi- “Standard”
9. Vëllezërit Besimi – “Getoari”
10. Ibrahim Bucaliu – “Hib Petrol”

Sahit Muja



Behgjet Isa Pacolli, i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc të Prishtinës është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova, i cili ka një pasuri të deklaruar prej 420 milion eurove në Kosovë por shuma e vërtetë e pasurive brenda dhe jashtë Kosovës përllogaritet në disa miliardë euro. Mes kompanive të tij, kryesorja është kompania "Mabetex" ndërsa ka në pronësi rreth 46 kompani që operojnë në vende të ndryshme të botës. Grupi Mabetex, i themeluar nga Behgjet Pacolli në fillim të viteve nëntëdhjeta, ka selinë në Lugano-Paradiso të Zvicrës. Aktivitetet e tij përfshijnë ndërtimin, biznesin, median si dhe hotelerinë. Pacolli në Kosovë ëshë aksioner ose pronar edhe i: Bankës Ekonomike, Kompania e Siguromeve "Siguria", Saranda Properties, Co Sine Tempore International, Co BK Anstalt Lichtenstein; Co Diamond Travel, Swiss Diamond Hotel, Co Krueger Hoch –Tiefbau, Berlin, Co Interfin Finance, etj.

Ekrem Lluka: Kompania e Sigurimeve Illyria, Kompania e ndërtimit Dukagjini, Kompania botuese - Shtypshkronja Radio dhe Televizioni Dukagjini, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve, Birraria Peja, Hotel Onix në Banjë të Pejës, Hotel Dukagjini, Qendra tregtare World Trade Center, Telefonia mobile D3 Mobile, Spital i ri i kardiologjisë, disa hidrocentrale në Shqipëri dhe biznes në Slloveni.

Ramiz Kelmendi: Pronar i rrjetit të hipermarketeve ETC, kompania “Elkos”, etj. Pasuria e tij përllogaritet në mbi 80 milion euro.

Vëllezërit Devolli nga Peja janë pronarë të Devolli Group përfshirë kompaninë celulare virtuale Z Mobile, produktet e qumshtit Vita, lëngjet Tango si dhe kafeja Devolli Princ Caffe. Pasuria e vëllezërve Devollia llogaritet në disa qindra milion euro.

Remzi Ejupi - Pronar i agjencisë Eurokoha, gazetës Zëri, aksioner i KF Prishtina, si dhe pronar i disa bizneseve në Frankfurt të Gjermanisë.

Vëllezërit Kuqi – Rrjetin e marketeve dhe lokaleve “Benaf” si dhe tregtim produktesh ushqimore.

Hetem Ramadani - Biznesmeni shqiptar nga Kosova ka nis rrugën e suksesshme në biznes me aktivitetin e tij në Elbasan, kur në fillim të viteve ‘90 ai bleu disa mijëra tonë minerale. Më pas ai kaloi në sektorin e hidrokarbureve dhe themeloi në Slloveni kompaninë "SALBATRING".

Shtuar më 29/12/2022, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori