1 muaj paraburgim "monstrës" nga Istogu që rrahu barbarisht 5 vjeçaren (VIDEO)
jykata Themelore e Pejës – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se:

Më datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i kishte shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës shtatë (7) vjeçare që i përket komunitetit egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri atë e godet duke e rrëzuar përtokë e duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se kishte kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nënpar.3.1 lidhur me par.1 të KPRK-së.

Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Shtuar më 21/08/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori