1 muaj në krye të shtetit, Kurti numëron vendimet e qeverisë së tij
ryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka numëruar vendimet e qeverisë së tij, në njëmuajshin e qeverisjes.


Përmes një postimi në “Facebook” Kurti ka thënë se shumë vendime të mira e të rëndësishme janë marrë.

Ai ka përmendur disa prej tyre, mes tjerash përgjysmimin e pagave në qeveri, por jo edhe pagave në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, shkarkimet dhe ndarjet e mjeteve financiare për nisma dhe projekte të ndryshme.

Biodroga - Men Anti-Age
Postimi i plotë:

Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i RepublikësKosovës.

Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:

– U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.

– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.

– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.

– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e “Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” në mes të Qeverisë së RepublikësKosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.

– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.

– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.

– Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.

– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së RepublikësKosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.


– U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet RepublikësKosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet RepublikësKosovës dhe Republikës së Francës.

– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

– U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i RepublikësKosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes RepublikësKosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020” dhe në programin tjetër të BE-së “Fiscalis 2020”.

– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.

– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.

– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.

– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.

– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A.

Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:

– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.

– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.

– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.

– Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.

– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.

– U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.

Vazhdojmë…
Shtuar më 04/03/2020, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori