1 milion euro në ditë për mallrat serbe
Kompanitë kosovare kanë nxituar për të importuar prodhime serbe pas heqjes së bllokadës më 16 shtator, e cila kishte zgjatur për më pak se dy muaj. Pas heqjes së bllokadës, në dy ditët e para kishte fluks jo të madh të importeve nga Serbia, por intensiteti u rrit dukshëm në ditët në vazhdim. Të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave flasin për një import të shtuar për 14 ditët e para sa ka qenë i hapur kufiri me Serbinë.

Vlera e mallrave të importuara nga Serbia për vetëm 2 javë të muajit shtator ka qenë 13 milionë e 341 mijë euro, apo 6.2 për qind të totalit të importeve për atë muaj.

Shtuar më 08/11/2011, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori