Prej marsit kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, nga ky virus u infektuan 58 mijë e 399 qytetarë.
Shkak i infektimit me virusin korona kanë humbur jetën edhe 1 mijë e 466 qytetarë.
Ndërsa sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 51 mijë e 81 persona janë shëruar nga virusi korona.
Ndërkaq, aktualisht në vend janë 5 mijë e 852
raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311
raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10
raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Lipjan 2
raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2
raste (78, 61 vjeç), Dragash 1
rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1
rast (85 vjeç), Malishevë 1
rast (78 vjeç), Pejë 1
rast (61 vjeç), Prizren 1
rast (74 vjeç), Suharekë 1
rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 58.399
raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466
raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081
raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.
Më së shumti
raste janë paraqitur në Komunën e Prishtinës.
Së fundmi janë shënuar 84
raste në Prishtinë, Prizren 83
raste, Fushë-Kosovë 21
raste, Klinë 14
raste, Malishevë 13
raste, Suharekë 12
raste, Pejë 11
raste, Lipjan 10
raste, Vushtrri 10
raste, Drenas 8
raste, Istog 7
raste, Dragash 6
raste, Gjakovë 5
raste, Rahovec 5
raste, Ferizaj 4
raste, Obiliq 4
raste, Podujevë 4
raste, Mitrovicë 3
raste, Skenderaj 2
raste, Viti 2
raste dhe me nga një
rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 09:34