Spartak Ngjela: Rama si Berisha, do t’i japë detin Greqisë!

“Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t’i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare…”

Avokati Spartak Ngjela thotë se Shqipëria, në 100 vjet është qeverisur nga kryeministra të cilët kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit.

Ngjela kritikon kryeministrin Edi Rama, përsa i përket rifillimit të negociatave për demilitimin e kufijve detarë me Greqinë.

Ngjela e krahason Ramën me ish-kryeministrin Berisha, pasi të dy duan marrëveshje për t’i dhënë Greqisë sipërfaqe deti, teksa sipas tij, Greqia është pushtuesi më i madh i territoreve shqiptare.

Postimi i Ngjelës në Facebook:

Historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit.

Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme njëherësh.

Shikoni sesi i kanë vjedhur shqiptarët, i kanë poshtëruar, dhe sërish i votojnë.

E pse të zgjatemi?

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë.

Pse?

Sepse ka 120 vjet që Greqia kërkon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut.

Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t’i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare.

Se, ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër, se sigurisht që, jo vetëm për nivelin e tij, por as për dëshirën që e karakterizon, nuk e mendon dot fare faktin që po kërkon të bëjë marrëveshje detare me një shtet që ka ligj lufte kundër Shqipërisë. Se nuk besoj që e kupton çdo të thotë “ligj lufte” i një shteti kundër një tjetri, i cili është në fqinjësi me të.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?


Shtuar 16.09.2020 17:08