“Babai vrau vajzën se u nda nga burri”, ish-funksionari i lartë i Policisë zbulon krimin makabër

Ditën e sotme është zbuluar një tjetër ngjarje makabre për krimet brenda familjes.

Arben Hajdarmataj, ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit, ka zbuluar në emisionin Open një tjetër rast të ngjashëm me krimin makabër që tronditi vendin ku Fatmir Buci në bashkëpunim me djalin e tij, Shkëlzen Buci dyshohet se vrau vajzën e tij, Eglantina Bucin dhe e groposën në Malin me Gropa.

Sipas Hajdarmatajt kohë më parë një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur në vendin tonë, ku babai vrau vajzën e tij vetëm ngaqë ishte ndarë nga burri.

Sipas tij madje u tentua që viktima të varrosej si një vdekje natyrale, por ndërhyrja e prokurorisë zbuloi krimin makabër.

“Ka qenë një rast ku babai ka vrarë vajzën se u nda nga burri. Fati i mirë që prokurori ishte i vëmendshëm dhe e zbuloi ngjarjen. Kam qen shef i atij komisariati. Kanë dashur ta varrosin në mënyrë normale ceremoninë sikur ka vdekur nga zemra. Fati i mirë që prokurori e zbuloi.”


Shtuar 8.09.2020 21:11