Të shtëna me armë në Tiranë, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Tiranë. Dyshohet nga të shtënat ka dhe të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur tek pallati i quajtur ”Grand”, rruga “Todi Shkurti”,  në Njësinë Nr.2.

Po sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur ne nje lokal.

Ka pasur një konflikt verbal që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të plagosurit janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit. Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po sekuestron gëzhojat si dhe kamerat e sigurisë që do të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes.

 

 


Shtuar 24.07.2021 20:48